Telegrafi

Barcelona fiton derbin me Sevillan, i qëndron si hije Realit (Video)

Katalunasit kanë fituar në udhëtim te skuadra e Sevillas me rezultat 2-1.

Sevilla dhe Barcelona u ndeshën mes vetes në derbin e javës së 11-të ta La Ligas, derbi ky që në fund i takoi mysafirëve.

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë, por me disa nuanca në të mirë të Sevillës që rrezikuan dhe mban posedimin e topit më shumë.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 15-të pikërisht nga vendasit, të cilët kaluan në epërsi me anë të spanjollit Vitolo, i cili u shërbye nga Pablo Sarabia.

Momenti i golit të shënuar nga Vitolo

Pas këtij goli kontrollin e lojës e morën Barca, të cilët rrezikuan disa herë, por u desh minuta e 43-të për të parë goli e barazimit.

Ishte ylli argjentinas, Lionel Messi, që shënoi një gol të bukur nga 16 metra pas një topi të dhuruar nga braziliani Neymar.

Messi duke e falënderuar Neymarin për asistimin

Pjesa e dytë foli në të mirë të gjigantit katalunas që dëshironte me doemos tre pikët nga ky udhëtim në Andaluzi.

Nuk vonoi shumë dhe Barca gjeti golin e epërsisë me sulmuesin uruguaian, Luis Suarez, që shënoi në minutën e 61-të pas një asistimi të mirë të dhuruar nga Messi.

Suarez duke festuar golin e epërsisë së bashku me Messin

 

Deri në fund të takimit, dy skuadrat patën edhe disa raste tjera për shënim, por rrjetat nuk u prekën më dhe kështu Barcelona mori një fitore të vlefshme në udhëtim me rezultat 2-1.

Pas kësaj ndeshje, skuadra e Enriques e sheh veten në vendin e dytë me 25 pikë dhe në javën tjetër ndeshet me Malagan, ndërsa Sevilla gjendet në vendin e pestë me 20 pikë dhe ndeshet me Deportivo La Corunan. /Telegrafi/

https://twitter.com/gomeznico10/status/795356416362106886

https://twitter.com/MuhammadRaahim_/status/795374409301295104