Site icon Telegrafi

Barcelona fiton derbin ndaj Valencias, vazhdon sigurt drejt titullit

Barcelona - Valencia (Getty Images)

Barcelona ka fituar në shtëpi ndaj Valencias me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të La Ligas.

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë, me të dyja skuadrat që krijuan shumë raste për gol.

Megjithatë, ishin vetëm vendasit të cilët arritën të shënojnë me anë të Luis Suarez (15′), i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Philippe Coutinhos dhe me këtë gol skuadrat shkuan në pushim.

 Suarez shënoi një gol të bukur (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Barcelona arriti shpejt ta gjej edhe golin e dytë, ku Samuel Umtiti (51′) shënoi me kokë për 2-0, pasi edhe ky u asistua nga Coutinho.

Momenti i golit të Umtitit (Getty Images)

Pas këtij goli, loja u hap edhe Barcelona pati disa raste të mira për të shënuar edhe të tretin, por edhe Valencia tentoi disa herë ta ngushtoj epërsinë.

Goli i mysafirëve erdhi vetëm në minutën e 86-të, ku Daniel Parejo shënoi nga pika e bardhë, kjo edhe me ndihmën e portierit Marc-Andre Ter Stegen dhe ky gol vulosi rezultatin përfundimtar dhe fitoren e Barcelonës 2-1.

Parejo ngushtoi rezultatin nga pika e bardhë (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Barcelona mbetet në pozitën e parë me 82 pikë apo shumë afër shpalljes kampion, ndërsa Valencia mbetet në vendin e tretë me 65 pikë.

Në takimin e radhës, katalunasit udhëtojnë te Celta Vigo, teksa Valencia e pret në shtëpi Getafen. /Telegrafi/

https://twitter.com/buniversalvid/status/985177607133126656?s=20

 

 

 

Exit mobile version