Site icon Telegrafi

Barcelona fiton betejën për flamurin e Katalunisë

Tifozët e Barcelonës mund të përdorin flamujt e Katalunisë në ndeshjen finalen kundër Sevillas.

Ka bërë shumë bujë kohët e fundit një vendim i qeverisë spanjolle për të ndalur hyrjen e flamujve të Katalonjës në stadiumin “Vicente Calderon”, ku do të luhet të dielën finalja e Kupës së Mbretit, mes Barcelonës e Sevillas.

“Estelada”, siç njihet flamuri i Katalonisë, ishte bërë “mollë sherri” ditët e fundit, me Barcelonën që ka protestuar ashpër dhe çështja ka përfunduar në gjykatë.

Tani ka ardhur edhe fitorja e Katalonjës, sepse gjykatësi Jesus Torres Martinez ka anuluar urdhrin për ndalimin e flamujve katalanë, duke lejuar hyrjen e tifozëve pa asnjë problem.

Barcelona është skuadër që vjen nga qytetit me të njëjtin emër dhe është pjesë e republikës autonome të Katalunisë. /Telegrafi/

Exit mobile version