Telegrafi

Barcelona i falet Victor Roque, goli i brazilianit siguron tri pikët

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Osasunas me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 22-të në La Liga.

Pjesa e parë nuk kishte shumë raste, me të dy skuadrat që rrezikua nga një herë.

Ilkay Gundogan kishte rast për Barcelonën, ndërsa Ante Budimir rrezikoi për Osasunan.

Në pjesën e dytë, në minutën e 63-të, erdhi goli i vetëm i këtij takimi, kur harkimit të Joao Cancelos iu përgjigj me kokë Victor Roque për 1-0.

Barcelona kishte raste të shtonte epërsinë, por në anën tjetër edhe Osasuna që mbeti me dhjetë veta, ka mundur të barazojë.

Në fund Lewandowski shënoi, por që goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje

Barcelona me këtë fitore mban vendin e tretë në renditje me 47 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore