Kundërshtarët e Barcelonës e kanë parë kartonin e kuq 30 herë prej se Liga e Kampionëve ka marrë këtë format që ka aktualisht.
Gazeta spanjolle Marca ka nxjerrë një shkrim interesant ku shkruhet se Barcelona është skuadra më e favorizuar, pasi në 215 ndeshje, kundërshtarët e tyre janë ndëshkuar hiq më pak se 30 herë me kartonë të kuq.
Kundër Cityt në vitet e fundit Barcelona tri herë ka luajtur me një lojtarë më shumë.
Clichy kishte përfunduar jashtë lojës me herët, pasi u ndëshkua me të kuqe. E njëjta gjë ndodhi edhe me shokun e tij Zabaleta, një vit më parë, në raundin e tetë në Camp Nou ( 2-1 ) .
Dhe në sezonin 2013-2014 ishte Demichelis ai që doli me të kuqe.
Në 2011-2012 , përsëri në gjysmëfinale në Camp Nou, Terry u ndëshkua me të kuqe për një sulm ndaj Alexis Sanchez . Barcelona luajti me një më shumë, por Chelsea kishte arritur në finale.
Më shumë i diskutueshëm ishte largimi i Van Persie në sezonin 2010-2011. Sulmuesi holandez ishte përjashtuar vetëm se kishte gjuajtur topin pas fishkëllimës.
Në të njëjtin sezon, në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Pepe ishte larguar me të kuqe në Bernabeu .
Një vit para këtij Motta u largua jashtë pasi kishte goditur në fytyrë Busquetsin në gjysmëfinalen xhiro kundër Interit. Megjithatë, pavarësisht nga superioritetit numerik Barcelona nuk kaloi tutje. /Telegrafi/
Rastet në 10 vitet e fundit- 10 raste
Sezoni 15-16 – ¼: Torres
Sezoni 14-15 -1/8: Clichy
Sezoni 13-14 – 1/8: Zabaleta
Sezoni 13-14 – 1/8: Demichelis
Sezoni 11-12- 1/2 :Terry
Sezoni 11/10 – 1/2 : Pepe
Sezoni 11/10 – 1/8 : Van Persie
Sezoni 09/10 – 1/2: Motta
Sezoni 08-09 – 1/8: Juninho
Sezoni 05-06 – 1/8): Del Horno