Barcelona është e interesuar për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, por duhet të paguajë më shumë se 50 milionë euro.
Mbrojtësi është njëri ndër lojtarët kryesorë të Maurizio Sarrit në këtë sezon fantastik.
Ai ka nënshkruar kontratën e re me klubin deri në vitin 2021 vitin e shkuar.
Por kjo gjë nuk i ndal lajmet që lojtari të lidhet me klubet e tjera.
Sipas Sport, Barça është e interesuar që ta sjell mbrojtësin në Camp Nou.
Napoli nuk do të pranonte që të largohej lojtari vetëm nëse paguhen mbi 50 milionë euro.
Lojtari që njihet me nofkën K2, ka ardhur nga Genk pa tri vitesh duke u thyer në njërin nga kryesoret te Napoli.
Napolitanët këtë vit janë në garë për titull, pasi e kanë filluar shumë kampionatin. /Telegrafi/