Barcelona është e gatshme që të dëgjojë oferta për mbrojtësin francez Samuel Umtiti.
Francezi që e ka fituar Kupën e Botës ka qenë i lidhur me një kalim te Manchester United, klubi që është vënë në alarm tani kur e ka kuptuar që Barca është e gatshme ta shes.
Çmimet që mund t’i dëgjojë Barcelona janë nga 70 deri në 90 milionë euro.
Umtiti është bashkuar nga Lyoni në vitin 2016.
Por këtë vit ai ka pasur lëndime dhe dyshja Gerard Pique e Clement Lenglet, po funksionojnë shumë mirë.
Barca po ashtu është vënë pas mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt.
Thomas Vermaelen dhe Jeison Murillo po ashtu pritet të largohen, pasi Jean-Clair Todibo, do të bashkohet në verë. /Telegrafi/