Eintracht Frankfurti është duke dominuar përballë Barcelonës në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Evropës.
Skuadra gjermane arriti që t’i shënonte dy gola ne 45 minutat e parë të sfidës që po zhvillohet në Camp Nou.
Që në minutat e para të takimit u akordua penallti në favor të mysafirëve, të cilën e konvertoi në gol Filip Kostic (4’).
Kurse në minutën e 36, Rafael Borre dërgoi një goditje të pandalshme drejt portës së Marc-Andre ter Stegen që përfundoi në rrjetë.
Kujtojmë që takimi i parë i zhvilluar në Waldstadion përfundoi me rezultat të barabartë (1-1), ashtu që Barcelona duhet t’i shënojë së paku dy gola në pjesën e dytë për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. /Telegrafi/
WHAT A GOAL FROM BORRE! FRANKFURT 2-0 BARCELONA #UEL
— fan account (@Asensii20) April 14, 2022