Barcelona dhe Rayo Vallecano kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e parë të sezonit 2022/23 në La Liga.
Katalunasit janë nikoqir të Vallecanos në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Camp Nou ngaora 21:00.
Ekipi i Xavit ka pësuar shumë ndryshime këtë verë, duke bërë shumë transferime dhe pret ta nis sezonin me fitore.
The players are here! 👋 pic.twitter.com/G9toNrg3Bi
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 13, 2022
Në anën tjetër, mysafirët synojnë ta nisin me befasi sezonin e ri në La Liga.
Xavi ka vendosur të startojnë me disa nga përforcimet si Robert Lewandowski, Andreas Christensen dhe Raphinha.
Te mysafirët nga minuta e starton mbrojtësi shqiptari, Ivan Balliu.
Barcelona: Ter Stegen; Araujo, Christensen, Eric Garcia, Alba; Pedri, Busquets, Gavi; Raphinha, Lewandowski, Dembele;
Vallecano: Dimitrievski; Fran Garcia, Catena, Isi, Oscar Trejo, Unai Lopez, Alvaro, Lejeune, Balliu, Pathe Ciss, Camello;
/Telegrafi/