Telegrafi

Barcelona e Xavit mund të vendosë rekord historik këtë sezon

Rekordi i mbrojtjes së Barcelonës në La Liga është kryesisht përgjegjës për pozicionin e tyre aktual në krye të tabelës. Pasi pësuan vetëm 7 gola në 21 ndeshjet e tyre të para në La Liga, Blaugranasit janë në ritmin e rekordeve.

Më herët gjatë sezonit, Marc-Andre ter Stegen iu desh të bënte një sërë pritjesh të mrekullueshme për të mbajtur portën e paprekur, por me katërshen e pasme si – Jules Kounde, Ronald Araujo, Andreas Christensen dhe Alejandro Balde, ata tani duken tejet stabil siç sugjerojnë të dhënat e tyre.

Shtatë golat që ata kanë pranuar, vetëm 0.33 gola për lojë, aktualisht po përputhet me ritmin rekord të vendosur nga Deportivo La Coruna nën drejtimin e Arsenio Iglesias në 1993-94, sipas Sport.

Rekordi i sezonit aktual në La Liga, në formatin e tij aktual mbahet nga ajo skuadër e Deportivos, së bashku me Atletico Madridin e Diego Simeones në 2015-16. Të dyja e përfunduan sezonin me 18 gola të pësuar, mesatarisht 0.47 gola të pësuar për lojë.

Është e pamundur që Blaugranët të mund të vazhdojnë këtë ritëm, që do t’i linte 12-13 gola të pësuar gjatë gjithë sezonit, por ndërsa vazhdojnë të mposhtin skuadrat, konkurrimi me rekordin duket gjithnjë e më i mundshëm.

Deri më tani, Ter Stegen ka 15 porta të paprekura, me Francisco Liano, portieri në atë ekip të Deportivos nën drejtimin e Iglesisas, që mban rekordin për pranimin e vetëm 26 golave. /Telegrafi/