Telegrafi

Barcelona e shqetësuar për Ansu Fatin

Ansu Fati ishte një zbulim te Barcelona dhe Spanja sezonin e kaluar. Në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe në ndeshjet ndërkombëtare, i riu vazhdoi të thyejë rekorde dhe të shënojë gola që njoftuan atë me skenën spanjolle dhe evropiane.

Por, një dëmtim në gjurin e tij të majtë në nëntor e ndaloi atë në hapat e tij. Spanjolli i natyralizuar u desh t’i nënshtrohej një operacioni dhe rikthimi i tij është ende në dilema. Në Camp Nou janë ende optimistë, por askush nuk po përcakton një datë për kthimin e tij.

Lëndimi i tij erdhi më 7 nëntor kundër Real Betis. Ai duhej të largohej në pjesën e parë, dhe ai shkoi nën tehun e thikës (operacion) dy ditë më vonë.

Fati pritej të mungonte rreth katër muaj, por ai ende nuk është kthyer dhe një periudhë më e gjatë nuk është përjashtuar.

18-vjeçari iu nënshtrua trajtimit në janar për të përshpejtuar shërimin e tij, por gjërat po përparojnë më ngadalë se sa pritej dhe ai nuk po i afrohet asaj që të dalë përsëri në fushë.

Ai ka qenë duke u konsultuar me një numër specialistësh, një nga ata që ishin në Lyon, dhe artikulacioni i tij është ndezur, duke çuar në më shumë shqetësime kohët e fundit. Asnjë hap tjetër nuk është vendosur ende, dhe çfarëdo që të ndodhë nga këtu do të vendoset në ditët në vijim, pasi ai të monitorohet më tej.

Barcelona dëshiron të shkojë hap pas hapi dhe pa nxituar lojtarin. Fati është një nga personazhet më të mëdhenj në dhomën e zhveshjes, dhe trajnerët duan që ai të kthehet pa ndonjë rrezik të rikthimit.

Sulmuesi është nën kontratë deri në vitin 2022, dhe klubi ka mundësinë të zgjasë marrëveshjen e tij me dy të tjera. Në 14 ndeshje, ai shënoi gjashtë gola nën Ronald Koeman. /Telegrafi/