Telegrafi

Barcelona e shkarkon Valdesin nga pozita e trajnerit

Victor Valdes (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Barcelona e ka shkarkuar Victor Valdesin me efekt të menjëhershëm nga pozita e trajnerit të grupmoshave U-19.

Mundo Deportivo raporton se ky vendim për ta shkarkuar spanjollin nga pozita që mbante ishte për shkak të përplasjes me Patrick Kluivert.

Valdes u rikthye në Camp Nou që ta merrte drejtimin e skuadrës së grupmoshave U-19, pesë vite pasi u largua nga klubi.

Victor Valdes sa ishte portier i Barcelonës

“FC Barcelona i ka thënë Victor Valdesit se nuk është trajner i grumposhave të reja dhe pjesë e klubit”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Lexo po ashtu Valdes: Duhej t’i blija talentit të Barcës, Ansu Fatit atlete të reja

“Artiga Franc, deri më tani trajner i grumposhave U-18 dhe pjesë e la Masia në që nga viti 2010, do të jetë në krye të grupmoshave U-19”, thuhet më tej.

Goal.com ka mësuar më tej se nuk ishte vetëm Kluivert që ka shprehur pakënaqësinë me sjelljen e Valdes, pasi edhe disa persona kishin të njëjta gjëra si brenda ashtu edhe jashtë fushës stërvitore. /Telegrafi/