Telegrafi

Barcelona e Sergit synon ta nis me fitore ndaj Alavesit, formacionet zyrtare

Barcelona dhe Deportivo Alavesit kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga.

Katalunasit janë nikoqir të Alavesit në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Camp Nou nga ora 21:00 dhe është e para për trajnerin e përkohshëm Sergi Barjuan.

Vendasit vijnë nga dy humbje radhazi dhe synojnë t’i kthehen sa më shpejtë fitores për t’u ngjitur sa më lartë në tabelë.

Në anën tjetër, mysafirët vijnë nga dy fitore dhe synojnë të vazhdojnë serinë pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht disa mungesave.

Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, Pique, Eric Garcia, Jordi Alba; Busquets, Gavi, Nico; Dest, Aguero, Depay;

Alaves: Sivera; Ximo Navarro, Laguardia, Lejeune, Duarte; Toni Moya, Loum; Edgar Mendez, Pere Pons, Rioja; Joselu.

/Telegrafi/