Telegrafi

‘Barcelona e re‘ sot e nis edicionin e ri në La Liga – tri formacionet më të mira që Xavi mund t’i përdorë  

Barcelona me shumë ndryshime pritet ta nis sezonin e ri, ku kthehet si protagonist pas një viti të vështirë.

Rikthimi i Joan Laportas në krye të klubit, bëri që entuziazmi të kthehet në shtëpinë blaugrana, pasi ai fillimisht emëroi Xavin si trajner të ekipit të parë.

Vështirësitë ekonomike ishin prezentë në klub, por Laporta me drejtuesit e tjerë shitën disa aksione nga pasuria e klubit, duke bërë që gjërat të stabilizohen.

Arbios Kryeziu


Xavit iu afruan këtë afat lojtarë si Robert Lewandowski, Franck Kessie, Andreas Christensen, Raphinha dhe Jules Kounde, ndërsa mund të ketë lëvizje të tjera deri në fund të afatit.

Trajneri i ri ka tani një skuadër të jashtëzakonshme, ndërsa Sport ka zgjedhur tre formacionet më të mira që mund t’i hedh në fushë.