Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, ka pranuar për herë të parë se kanë shkelur rregullat për të blerë Neymarin.
I akuzuar për evazion fiskal, ai ka deklaruar para gjyqtarëve e kanë bërë shkelje.
“Është e vërtetë që kemi pasur kontakte me lojtarin para se të hapej afati kalimtar.
“E dimë që kjo nuk lejohet me rregullore, por e ruajtëm sekret, për të respektuar tifozërinë e klubit të Santosit. Nuk donim që lojtari të largohej me akuza prej andej”.
Kur u pyet për 10 milionë eurot që klubi i kishte dhënë lojtarit paradhënie ai tregon se ishte i lumtur edhe pse po bënte shkelje.
“Ia kemi dhënë paradhënien. Të them të drejtën, kur ai na i kërkoi, sinqerisht u ndjeva mirë, pasi kështu e kishim të sigurt që do vinte te Barcelona. Për këto rregulla që kemi thyer, jemi gati të mbajmë përgjegjësi”, ka thënë Bartomeu. /Telegrafi/