Site icon Telegrafi

Barcelona e përfundon sezonin me humbje, derisa Atletico Madridi triumfon

Barcelona e ka mbyllur edicionin 2021/22 me humbje, pasi është mposhtur në Camp Nou me rezultat 2-0 nga Villareali.

Mysafirët shënuan golin e parë në këtë takim pas 41 minutash, me anë të Alfonso Pedrazas që u asistua prej Dani Parejos.

Goli i dytë për Villarealin erdhi në minutën e 55-të, kur Moi Gomez ia doli të gjente portën e Marc andre ter Stegen.


Për dallim nga katalunasit, Atletico Madridi ia doli të fitonte në udhëtim te Real Sociedadi me rezultat 2-1.

Derisa pjesa e parë përfundoi pa gola, në të dytën u realizuan tre sosh.

Fillimisht, në minutën e 50-të, Antoine Griezmann asistoi te Rodrigo de Paul, që shënoi për 1-0.

Në minutën e 69-të, Koke e gjeti në mënyrë perfektë Angel Correan, që realizoi për 2-0.

Golin e vetëm për Sociedadin e shënoi Jon Gurdi (90+3).

Barcelona këtë sezon e mbylli në vendin e dytë me 73 pikë, ndërsa Atletico Madridi në të tretin me dy më pak, por një më shumë se Sevilla që e kompleton top katërshen. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version