Site icon Telegrafi

Barcelona e paguan klauzolën për Xavin, ish-mesfushori legjendar kthehet në Camp Nou

Xavi Hernandez mund të quhet trajner i ri i Barcelonës, edhe pse mungon zyrtarizimi nga klubi katalunas.

Ka qenë skuadra aktuale e Xavit, Al Sadd që ka konfirmuar marrëveshjen e arritur mes palëve.

Barcelona është pajtuar të paguajë klauzolën prej pesë milionë eurove për ta rikthyer Xavin në Camp Nou, kësaj radhe si trajner.

“Administrata e Al Sadd ka rënë dakord për kalimin e Xavit në Barcelonë, pas pagesës së klauzolës së lirimit të përcaktuar në kontratë”.

“Kemi rënë dakord për bashkëpunimin me Barcelonën në të ardhmen. Xavi është një pjesë e rëndësishme e historisë së Al-Sadd dhe i urojmë suksese”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit arab.

Deri më tani Barcelona ende nuk ka publikuar asgjë, por nga çasti në çast pritet që Xavi të zyrtarizohet si trajner i ri i Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version