Telegrafi

Barcelona e nis sezonin e ri ndaj Sociedadit, formacionet e mundshme

Barcelona dhe Real Sociedadi do të luajnë sot (e diel) në ndeshjen e parë të sezonit 2021/22 në La Liga.

Sezoni i ri në La Liga ka filluar tashmë dhe pas gjigantëve të Real Madridit, të cilët luajtën dje, radha është për Barcelonën.

Barcelona e pret në shtëpi Sociedadin në një takim që pritet të zhvillohet në Camp Nou nga ora 20:00.

Ekipi i Ronald Koeman ka zhvilluar një para-sezon fantastik dhe pritet ta vazhdojë formën e mirë edhe në La Liga.

Pas largimit të Lionel Messit, Koeman pritet të mbështetet te yje tjera si Antoine Griezmann, Memphis Depay dhe Frenkie De Jong.

Griezmann dhe Depay pritet ta nisin nga minuta e parë ndeshjen e sotme, ndersa te Sociedadi pritet të startojnë ylli shqiptar, Adnan Januzaj.

Lexo po ashtu Koeman: Messi është e kaluara dhe nuk mund të jetosh në të kalurën

Formacionet e mundshme

Barcelona: Neto; Sergino Dest, Gerard Pique, Ronald Araujo, Jordi Alba; Sergi Roberto, Sergio Busquets, Frenkie de Jong; Antoine Griezmann, Memphis Depay, Yusuf Demir.

Sociedad: Alex Remiro; Andoni Gorosabel, Aritz Elustondo, Ruben Le Normand, Aihen Munoz; Ander Guevara, Asier Illarramendi, David Silva; Portu, Adnan Januzaj, Ander Barrenetxea.

/Telegrafi/