Telegrafi

Barcelona e mbyll pjesën e parë në epërsi me autogolin e Luke Shaw

Luis Suarez . (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Barcelona e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi me rezultat 1-0 në përballje me Manchester Unitedin.

Ndeshja e parë çerekfinale ndërmjet Manchester United dhe Barcelonës po del të jetë interesante.

Barcelona arriti të shënojë pas një aksioni të bukur ku Luis Suarez gjuajti me kokë dhe goditja e tij u devijua nga Luke Shaw për të shkuar në rrjetë (1-0).

Festa e Luis Suarez. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

United po tenton me kundërsulme, por nuk ka arritur të gjuajë ende në kuadrat.

https://twitter.com/arditxgola/status/1116057445036625920

Rezultat i favorshëm për Barcelonën pas pjesës së parë. /Telegrafi/