Telegrafi

Barcelona e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Manchester United

Barcelona ka shkuar në pushim me epërsi prej 1-0 ndaj Manchester United në kuadër të ndeshjes play-off të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Camp Nou ishte mbyllur në barazim 2-2.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Bruno Fernandes që në minutën e tretë, por goditja e tij nga afër u ndal nga Marc-Andre ter Stegen.

Në minutën e 16-të, Fernandes pengoi në zonë  njërin nga lojtarët e Barcelonës, ku gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë gjuajti Robert Lewandowski, i cili shënoi për 1-0.

Edhe pse ritmi ishte i lartë, nuk kishte më gola të tjerë në pjesën e parë.

Me këtë rezultat tutje do të kalonte Barcelona, pasi rezultati i përgjithshëm është 3-2 në të mirë të katalunsave. /Telegrafi/