Gara për titull në La Liga sa shkon e bëhet më interesante, sidomos pas humbjes së Atletico Madridit në udhëtim te Sevilla.
Golit i vetëm u realizua nga Marcos Acuna, e që do të thotë që Los Rojiblancos të qëndrojnë në 66 pikë, duke i dhënë shansin Barcelonës që të ngushtojnë diferencën me ta.
Është një mrekulli e vogël që Blaugranasit të përmenden në bisedën e sfiduesve të titullit pas mënyrës se si e filluan sezonin, e lëre më të konsiderohen favoritë për të fituar kampionatin.
Ronald Koeman ka bërë mrekulli në Camp Nou, veçanërisht gjatë javëve të fundit, duke realizuar një ecuri në La Liga prej 12 fitoresh nga 13 ndeshjet e tyre të fundit.
Cadiz është skuadra e vetme që mori pikë nga katalanasit që nga fundi i vitit, me një barazim 1-1 në Camp Nou.
Ndoshta faktori kryesor prapa ngritjes së Barcelonës në formë janë paraqitjet e Lionel Messit, i cili sigurisht po bën dallimin.
Argjentinasi ka përfituar edhe nga ndryshimi i sistemit të lojës së Koeman. Trajneri holandez shpesh i është rikthyer një sistemi me tre qendërmbrojtës në muajt e fundit, me Frenkie de Jong dhe Ousmane Dembele që po dhurojnë paraqitje të mira.
Për më tepër, lojtarët e rinj të Barcelonës janë ngjitur në lartë. Oscar Mingueza dhe Ronald Araujo kanë bërë punë të shkëlqyera që nga promovimet e tyre nga ekipi B.
Pastaj është Pedri, i cili ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës gjatë gjithë sezonit. Transferimi i verës, Sergino Dest , gjithashtu po dhuron paraqitje mbresëlënëse.
E gjithë kjo ka arritur kulmin në një formë që ka Blaugranasit të jenë katër pikë larg vendit të parë, me një lojë më pak e që sonte e luajnë kundër Real Valladolidit. /Telegrafi/