Telegrafi

Barcelona e ka Ludovic Giulyn e ri në skuadër, djaloshi Jose Arnaiz që po pëlqehet shumë me lojën e tij (Video)

Për çdo të ri që vjen nga sistemi i akademisë së Barcelonës që njihet si La Masia, qëllimi kryesor është që të luajë në ekipin e parë, por këtë Jose Arnaiz, e ka arritur madje në dy ndeshje ka shënuar dy gola. 

I riu që erdhi nga Valladolid, ka pasur dy mundësi nga Ernesto Valverde që janë përdorur në mënyrën më të mirë.

Arnaiz që është i gatshëm gjithmonë për sfida, luajti vetëm 16 minuta të mërkurën ndaj Real Murcia, ku shënoi edhe dy gola.

I riu mori një pasim nga Denis Suarez që e shndërroi në gol.

Ai kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë, ndërsa 22-vjeçari ka filluar t’i marr edhe krahasimet e para.

Ishte sezoni 2004/05 kur Ludovic Giuly në dy ndeshjet e para shënoi dy gola, ku pastaj pati nj karrierë brilante në Camp Nou.

Lojtari tani do të kërkojë debutimin edhe në kampionat, ku Ernesto Valverde ka bërë disa herë improvizime dhe mund t’i ipet rasti. /Telegrafi/  

https://www.youtube.com/watch?v=KyFg5937b9s