Telegrafi

Barcelona e gatshme të transferojë Forlan

Presidenti i Valencias, Manuel Llorente, do të mbajë një konferencë për media sot ku pritet të tregojë të rejat e fundit në lidhje me situatën e David Villas dhe bashkë-lojtarëve të tij, Juan Mata dhe David Silva.

AS shkruan se Barcelona nuk do të lejojë që situata të zvarritet dhe nëse Llorente thotë se ai nuk është i gatshëm ta shesë Villan për një çmim të arsyeshëm, kampioni i Evropës do të rikthehet kah Forlan.

Uruguaiani është favorit i drejtorit të Barcës, Txiki Begiristain, i cili ka qenë i gatshëm të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Manchester United para se ish-trajneri Frank Rijkaard ta bllokonte transferimin dhe të blinte Eidur Gudjohnsen nga Chelsea.