Telegrafi

Barcelona e gatshme ta shes Destin nëse i ofrohen 25 milionë euro

Barcelona ka vendosur një çmim prej 25 milionë euro për Sergino Dest dhe është gati ta shesë nëse do të vinte një ofertë me këtë çmim.

Xavi Hernandez e di se 21-vjeçari është përmirësuar shumë gjatë muajve të fundit dhe se ai ka potencial të madh.

Gjithashtu, ai nuk fiton pagë të larta, por ka ide të tjera për pozitën e mbrojtësit të djathë.

Por hierarkia e klubit të Barcelonës e di se nëse do të vinte oferta e duhur për Destin, ata do të ishin të gatshëm ta shesin atë.

Amerikani nënshkroi dy vjet më parë për 21 milionë euro dhe shitja e tij për 25 milionë euro do t’i mundësonte Barcelonës të regjistrojë më shumë se 12 milionë euro në bilanc pozitiv, gjë që do të ishte domethënëse duke pasur parasysh situatën aktuale financiare të klubit. /Telegrafi/