Barcelona është e gatshme që ta largojë Jean-Clair Todibon qysh në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra katalunase refuzon shitjen e mbrojtësit në afatin e dimrit, andaj do ta lë të largohet vetëm në formë huazimi.
Diario Sport ka raportuar se Manchester Unitedi është shumë i interesuar në transferimin e 19-vjeçarit në këtë dimër.
Djajtë e Kuq thuhet se janë të gatshëm që të paguajnë 20 milionë euro për shërbimet e tij, mirëpo Blaugranasit e refuzojnë një shumë të tillë.
Calciomercato më tutje ka raportuar se për mbrojtësin francez është i interesuar edhe Milani, por që e duan vetëm si formë huazimi.
Todibo ka luajtur vetëm katër ndeshje deri më tani te kampioni i La Liga-së dhe është i gatshëm që të largohet në mënyrë që të luajë më shumë. /Telegrafi/