Barcelona është duke planifikuar që ta vazhdojë kontratën me trajnerin aktual Ernesto Valverden.
Sipas Mundo Deportivo, klubi i ka bërë llogarit e duhura dhe beson që Valverde është trajneri i nevojshëm për suksese të mëtutjeshme.
Spanjolli ka vetëm edhe 12 muaj në kontratën e tij, ndërsa oferta e re është vetëm edhe për një vit vazhdim.
Në fillim të tij Valverde kishte nënshkruar për dt vite me Barcelonën.
Drejtori Eric Abidal do të ulet në muajin e ardhshëm dhe të bisedojë me trajnerin për një marrëveshje të re.
Duket se skuadra i është përgjigjur mjaftë mirë trajnerit këtë vit, ndërsa janë bërë edhe disa përforcime të mëdha.
Arturo Vidal, Artur Melo, Clemente Lenglet e Malcom kanë zbarkuar në Camp Nou.
Barcelona pritet që këtë vit sikurse në të kaluarit të luftojë për të gjithë trofetë e mundshëm ku merr pjesë. /Telegrafi/