Telegrafi

Barcelona e furishme kërcënon me veprime ligjore Romën

Barcelona ka kërcënuar me veprime ligjore kundër Romës pasi ata u tërhoqën nga trofeu Joan Gamper.

Klubi italian lëshoi ​​një deklaratë duke bërë të ditur vendimin për t’u tërhequr “si pasojë e nevojës për të modifikuar planin për ndeshjet miqësore verore, në dritën e objektivit kryesor për të siguruar përgatitjet dhe kushtet më të mira të mundshme të punës përpara sezonit 2022-23″.

Por, Barca lëshoi ​​deklaratën e saj si përgjigje: “FC Barcelona njofton se AS Roma ka vendosur që në mënyrë të njëanshme, pa arsye, të tërhiqet nga kontrata e rënë dakord për të dyja palët për ndeshjen e Trofeut Joan Gamper që do të luhej më 6 gusht në Camp Nou”, thuhet në komunikatën e Blaugranasëve.

Lexo po ashtu Tërbohet Barcelona, Roma nuk pranon të luaj në Trofeun Gamper

“Klubi po punon për gjetjen e një kundërshtari të ri për edicionin e këtij viti”.

“Në 24 orët e ardhshme do të fillojë kthimi i parave të shpenzuara tashmë për biletat dhe Klubi dëshiron të bëjë të qartë se pezullimi i ndeshjeve ka qenë për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të FC Barcelona, ​​dëshirë e shprehur e AS Roma”.

“Departamenti Ligjor i Klubit po studion veprimet e mundshme kundër klubit italian për dëmet e shkaktuara ndaj FC Barcelona dhe tifozëve të saj për shkak të këtij vendimi të papritur dhe të pajustifikuar”, thuhet më tej në reagimin e klubit të La Ligës. /Telegrafi/