Trajnerin i Barcelonës, Ernesto Valverde e kishte vetëm një rezultat në mendjen në ndeshjen e sotme ndaj Slavia Pragë, por që në fund u mbyll 0-0.
Katalunasit në pjesën e parë në një moment shihet duke sulmuar me të gjitha forcat, ndërsa skuadra ishte rrezikuar 1-2-1-6, me dyshen Nelson Semedo dhe Jordi Alba që kishin marr krahët.
Në anën tjetër mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, që njihet për lojën mbrojtëse kishte kaluar në pozitën e mesfushorit sulmues, apo numrit 10-të.
https://twitter.com/ProperFutbolMan/status/1191783956586409985
Edhe pse Barcelona tentoi disa herë, nuk arriti të shënojë fitore.
Kjo formë e lojës e vuri në pozitë të palakmueshme ekipin e Valverdes që rrezikoi disa herë nga kundërsulmi i Slavia Pragës.
https://twitter.com/KuwadAditya/status/1191785530666536960
Rreshtimi i Barcelonës kishte rënë në sytë e shumë tifozëve që nuk kanë hezituar të shpëndajnë foto. /Telegrafi/