Zyrtarët e Barcelonës janë të bindur se lojtarët do të pajtohen që gjatë kësaj jave të heqin dorë nga 30 për qind e pagës, për t’i ikur falimentimit.
Ishte një afat kohor në javën e kaluar që lojtarët të heqin dorë nga një pjesë e pagës së tyre, në mënyrë që t’i shpëtojnë së paku 170 milionë euro.
Pandemia me coronavirus ka shkaktuar krizë ekonomike, derisa pagat e lojtarëve janë rreth 1.5 milion euro.
Lionel Messi është aktualisht lojtarin më i paguar te Blaugranasit, me një pagë mbi një milionë euro, derisa me shkurtimin e pagës i bije që ai të marrë rreth 600 mijë euro në javë.
Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, argjentinasi ende nuk është pajtuar me një gjë të tillë, mirëpo zyrtarët e klubit po bisedojnë me të rreth një mundësie që të ulë pagën e tij.
Në rast se lojtarët pajtohen që të ulin pagat e tyre, atëherë Barcelona do të ketë të lehtë që të menaxhojë të ardhurat e klubit.
Antoine Griezmann aktualisht fiton 300 mijë euro në javë, Gerard Pique me 195 mijë euro në javë, Philippe Coutinho me 195 mijë euro në javë, Jordi Alba me 180 mijë euro, Sergio Busquets me 180 mijë euro.
Marc-Andre Ter Stegen, Frenkie de Jong dhe Pique, janë lojtarët e vetëm që deri më tani janë pajtuar që t’i ulin pagat e tyre. /Telegrafi/