Telegrafi

Barcelona e do Bernatin

Bayern Munich mund të mbetet pa mbrojtësin e krahut të majtë, Juan Bernat.

Anësori ka zhvilluar dy stinorë të mrekullueshëm me fanellën e gjigantit gjerman në Bundesliga.

Por ai mund të largohet nga klubi, pasi pas tij është vënë skuadra e madhe spanjolle Barcelona.

Mediat gjermane kanë raportuar se Barcelona po e monitoron që disa kohë Bernatin dhe kërkon transferimin e tij.

Katalunasit janë të gatshëm të ofrojnë rreth 25 milionë euro për transferimin e Bernatit në ‘Camp Nou’.

Bernat ka kontratë me Bayernin deri në qershor të vitit 2019.

Kujtojmë që reprezentuesi spanjoll më parë në La Liga ka luajtur për Valencian. /Telegrafi/