Telegrafi

Barcelona me dy golat e Fermin Lopez merr tri pikët e radhës në La Liga

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Almerias si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 36-të të La Ligas.

ndeshja nisi me gol për Barcelonën, pasi në minutën e 14-të, Fermin Lopez gjeti rrjetën pas asistimit të Hector Fort për 1-0.

Choco Lozano dhe Adrian Embarba kishin raste për Almerian, por nuk ia dolën të gjenin rrjetën.

Lamine Yamal tentoi për Barcelonën në pjesën e parë, por as ky nuk ishte i saktë.

Fitorja për Barcelonën u sigurua në minutën e 68-të, kur Sergi Roberto asistoi te Fermin Lopez që sërish shënoi, kësaj radhe për 2-0.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Barcelona mori fitoren e 24-të që e mban në vendin e dytë me 79 pikë, ndërsa Almeria ka rënë më herët nga elita e futbollit spanjoll. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore