Ronald Koeman kishte një bisedë telefonike me Luis Saurezin, duke i bërë me dije se nuk është në planet e tij për edicionin 2020/21.
Trajneri i Barcelonës dëshiron të bëjë revolucion në skuadër, madje i kishte thënë edhe Lionel Messit që të jetë vetëm lojtar, pasi privilegjet për të kanë mbaruar.
Sipas asaj që raporton Goal.com, Barcelona duhet të paguajë 14 milionë euro, për t’i shkëputur kontratën Luis Suarezit.
Sulmuesi uruguaian ka kontratë edhe një vit me katalunasit, mirëpo Koeman nuk e dëshiron atë në skuadër.
Holandezi dëshiron që skuadra të ketë lojtarë të rinj dhe që mund të japin më shumë, pasi Suarez tashmë është në perëndim të karrierës së tij.
Lojtari është duke u kërkuar nga Juventusi dhe Atletico Madridi, mirëpo nuk përjashtohet kalimi i tij në Amerikë. /Telegrafi/