Telegrafi

Barcelona duhet të ndajë 45 milionë për Mascherano

Daily Mail shkruan se Mascherano mund të transferohet për në kampionatin spanjoll, pasi agjenti i lojtarit, Walter Tamer, dje kishte arritur Angli për bisedime.

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka deklaruar tashmë se Mascherano nuk është në shitje dhe se ai dëshiron të flasë me lojtarin dhe agjentin e tij.

Por, nëse Barcelona dëshiron të marrë shërbimet e argjentinasit, duhet të përgatisë 45 milionë funte për të nxitur të kuqtë të mendojnë për shitje, ndërsa një opsion është që në ofertë të përfshihet ndonjë lojtar si Yaya Toure.