Site icon Telegrafi

Barcelona – Dortmund, formacionet e mundshme të super ndeshjes

Barcelona dhe Borussia Dortmundi do të luajnë mes vete ndeshjen derbi të vlefshme për Grupin F në Ligën e Kampionëve.

Barcelona është nikoqire e Dortmundit në takimin e madh që do të zhvillohet në Camp Nou nga ora 21:00.

Ekipi i Ernesto Valverdes është lider i grupit me një pikë më shumë se Dortmundi dhe dëshiron të kryej sa më shpejt punën e kualifikimit.

Në anën tjetër, mysafirët duan që mos të humbi në këtë udhëtim për të mbetur furishëm në lojë për një vend.

Të dy trajnerët kanë nga disa mungesa, por pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Firpo; Vidal, Busquets, de Jong;Messi, Griezmann, Suarez.

Borussia Dortmund (4-2-3-1): Burki; Hakimi, Akanji, Hummels, Schulz; Witsel, Weigl;Sancho, Reus, Hazard; Gotze.

/Telegrafi/

Exit mobile version