Telegrafi

Barcelona do të kthehet kah Robben

El Mundo Deportivo njofton se Barcelona po bëhet gjithnjë e më shumë nervoze në Arsenalin që po refuzon të negociojë për Fabregasin, që është dhe arsye se pse zyrtarët e klubit katalans do të kthehen kah Robben.

Nëse këtë verë Barcelona nuk arrin ta transferojë Fabregasin, atëherë gjiganti nga Camp Nou beson se mund ta bëjë këtë sezonin e ardhshëm. Fakti që Ribery ka vazhduar kontratën me Bayernin, do të thotë se gjiganti bavarez nuk pritet të lëshojë pe për holandezin Robben. /Telegrafi/