Telegrafi

Barcelona do ta shesë Touren në United

Mirror shkruan se Barcelona dëshiron ta shesë Touren te United për një shumë prej 20 milionë, por vetëm nëse arrin të marrë shërbimet e mesfushorit të Liverpoolit, Javier Mascherano.

Menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, është në kërkim të një mesfushori defansiv, derisa ka dyshime rreth rikthimit në formë të Owen Hargreaves, pas ndërhyrjeve kirurgjike në gju.

Fergie e ka identifikuar Toure, të cilin pati rast ta takonte në finalen e Ligës së Kampionëve, si njeriun e duhur i cili do të plotësojë zbrazëtirën e lënë nga Hargreaves.