Telegrafi

Barcelona me disa mungesa ndaj Huescas – formacionet zyrtare

Huesca dhe Barcelona i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që luhet në kuadër të javës së 17-të në La Liga.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin Estadio El Alcoraz, me Blaugranasit që cilësohen si favoritë në letër.

Për këtë takim, Huesca nuk mund të llogarisë në Ramirez, Valeran dhe Maffeon që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Barcelona do të jetë pa lojtarët si, Philippe Coutinho, Ansu Fati, Gerard Pique dhe Sergio Roberto që janë po ashtu të lënduar, derisa Samul Umtiti është i sëmurë.

Formacioni startues i Huescas: pas pak…

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Dest, Araujo, Sergio, Braithwaite, Messi, Dembele, Lenglet, Pedri, Alba, De Jong. /Telegrafi/