Barcelona dhe Sergio Busquets janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Sipas mediave spanjolle, palët duket se kanë gjetur akordin dhe shumë shpejt mesfushori do ta nënshkruajë kontratën e re.
Ende nuk dihet kohëzgjatja se për sa vite do të vazhdohet kontrata.
Sa i përket pjesës së pagës, mediat bëjnë me dije se me kontratën e re Busquets do të bëhet një nga lojtarët më të paguar te katalanasit.
Mësohet se ai do të ketë pagë të njëjtë me sulmuesin Luis Suarez.
Busquets është futbollist besnik i Barcelonës, pasi nuk ka ndërruar kurrë klub, duke luajtur që nga moshat në të njëjtin klub.
Ai është pjesë edhe e Spanjës, ku shihet si njëri prej lojtarëve kryesorë. /Telegrafi/