Telegrafi

Barcelona dhe Reali në garë për Di Maria

Argjentinasi, i cili luan për klubin portugez Benfica, vazhdimisht është përcjellë nga gjigantët më të mëdhenj evropian, pasi shkëlqeu në Olimpiadën e Pekinit dy vite më herët.

Sipas gazetës portugeze A Bola, argjentinasi ka një numër të madh klubesh që e pëlqejnë, në mesin e të cilëve janë edhe Barcelona dhe Real Madridi.

Krahas dy konkurrentëve të mëdhenj nga La Liga, gazeta shkruan se në garë janë edhe tre ekipe nga Liga Premier, Chelsea, Manchester United dhe City.

Mediat në Angli kanë bërë të ditur se Chelsea tashmë ka filluar negociatat me Benfican dhe blutë janë të gatshëm të ndajnë 40 milionë euro për angazhim të anësorit./Telegrafi/