Telegrafi

Barcelona dhe PSG startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Barcelona përballet me Paris Saint-Germain në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë në Francë përfundoi 3-2 në të mirë të skuadrës katalunas, ndërsa sonte nga ora 21:00 do të përcaktohet se kush kalon në gjysmëfinale.

Barcelona shihet si favoritë për këtë takim, duke marrë parasysh rezultatin dhe që luajnë si vendas.

Lexo po ashtu Zbulohet plani i Kylian Mbappes për Barcelonën në ndeshjen e dytë çerekfinale

Në anën tjetër, PSG do të synojë të rikthejë gjërat në favor të tyre dhe të synojnë të kalojnë tutje.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen – Kounde, Araujo, Cubarsí, Cancelo – De Jong, Gündogan, Pedri – Lamine Yamal, Raphinha, Lewandowski.

PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Mbappe, Fabian Ruiz, Dembele, Vitinha, L.Hernandez, Mendes, Barcola, Zaire-Emery. /Telegrafi/