Agjenti i Geoffrey Kondogbias thotë se Barcelona dhe PSG kanë shprehur interesim për klientin e tij.
Mesfushori ka kaluar dy sezonet e fundit me Interin dhe nuk ka shfaqur performanca që janë pritur prej tij.
“Të gjitha emrat që po fliten janë të vërteta. Geoffrey është lojtar i madh dhe natyrisht se ka oferta për të”.
“Unë e përjashtoj vetëm Valencian, me ta s’kemi asgjë. E përsëris se edhe PSG edhe Barcelona na kanë telefonuar, por s’ka asgjë konkrete”.
“Ai është i lumtur te Interi. Gjasat që ai të qëndrojë janë të mëdha”, ka thënë agjenti dhe vëllai i tij, Evans Kondogbia. /Telegrafi/