Barcelona është nikoqire e Atletico Madridit në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga.
Dy skuadrat e mëdha spanjolle nuk e kanë nisur mirë këtë vit në elitën e futbollit spanjoll dhe kanë mbetur shumë mbrapa garës për titullin e kampionit.
Pas 21 ndeshjeve që kanë zhvilluar dy skuadrat, Atletico zë vendin e katërt momentalisht me 36 pikë, një më shumë se Barcelona që është e pesta.
We're home!!!! #BarçaAtleti pic.twitter.com/siaLRV8REC
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 6, 2022
Derbi i sotëm pritet të jetë i zjarrtë në Camp Nou, pasi fitorja vlen shumë si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër.
Dy trajnerët, Xavi Hernandez dhe Diego Simeone kanë mungesa të mëdha, por ata tanimë kanë publikuar emrat e futbollistëve që do ta nisin nga minuta e parë këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Barça XI#BarçaAtleti pic.twitter.com/QfQzQHnU2m
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 6, 2022
Barcelona: Ter Stegen, Alves, Pique, Araujo, Jordi Alba, Pedri, Frenkie De Jong, Gavi, Busquets, Adama, Ferran Torres.
👥 Our starting 1⃣1⃣! pic.twitter.com/K4ZMgCWyMH
— Atlético de Madrid (@atletienglish) February 6, 2022
Atletico Madrid: OBlak, Vrsaljko, Savic, Gimenez, Hermoso, Carrasco, De Paul, Koke, Lemar, Felix, Suarez.
/Telegrafi/