Barcelona nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë ndaj Eibar, duke barazuar 1-1 në kuadër të javës së 16-të.
Katalunasit e nisën mirë ndeshjen, duke fituar penallti që në minutën e shtatë të ndeshjes, pasi Ronald Araujo u pengua në zonë.
Penalltia u akordua pas rishikimit të VAR, ndërsa nga pika e bardhë gjuajti Martin Braithëaite, por që nuk qëlloi cakun.
Danezi e gjeti golin në minutën e 25-të, por u anulua pasi rishikimit nga VAR. Pjesa e parë nuk solli më shumë, ndërsa e dyta ishte më e mirë dhe me gola. Fillimisht Barcelona provoi me Miralem Pjanic dhe Ousmane Dembele, por pa sukses.
Kur pritej që Barcelona të shënonte, në skenë doli Garcia Kike i cili shënoi për Eibarin në minutën e 57-të. Barcelona arriti t’i barazojë shifrat në minutën e 67-të. Pas një aksioni të bukur ishte Dembele ai që shënoi për 1-1.
Deri në fund edhe pse skuadrat u munduan, nuk pati më gola dhe Barcelona nuk arriti të marr pikët e plota që të ngjitet në renditje.
Barcelona është në vendin e gjashtë me 25 pikë. /Telegrafi/