Site icon Telegrafi

Barcelona dështoi në transferime, Bartomeu pritet të jep dorëheqje

Barcelona dështoi që në fund të afatit kalimtar të verës ta transferojë ndonjë lojtarë cilësor.

Flitej se Philippe Coutinho ose Angel Di Maria priten të transferohen te blaugrant.

Por, Liverpooli dhe PSG i rezistuan ofertave të majme të Barcës dhe mbajtën në skuadrat e tyre lojtarët respektiv.

Tani sipas gazetave spanjolle nesër pritet që bordi i Barcelonës të jap dorëheqje së bashku me presidentin Joseph Bartomeu, pasi shihet si përgjegjës kryesor për dështime në transferime.

Në anën tjetër është larguar super ylli Neymar, i cili u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro.

Ndryshe, katalonasit transferuan Ousmane Dembelen prej Borussia Dortmundit dhe Paulinhon e Guangzhou Evergrandes. /Telegrafi/

Exit mobile version