Telegrafi

Barcelona dëshiron vetëm tri pikë ndaj Almerias, formacionet zyrtare

Barcelona dhe Almeria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në La Liga.

Klubi katalunas është nikoqir i Almerias në takimin që pritet të zhvillohet në Camp Nou nga ora 21:00.

Ekipi Xavit vjen në këtë ndeshje me një formë të lartë prej tri fitoreve radhazi dhe dëshiron të katërtën për të kaluar Real Madridin në renditje.

Në anën tjetër, mysafirët janë skuadër që kanë pesë humbje nga pesë ndeshje në udhëtim, por pritet të tentojnë befasinë.

Xavi ka vendosur të startoj me ekipin më të mirë të mundshme, ndërsa nga minuta e parë luan Gerard Pique, i cili ka konfirmuar pensionimin pas kësaj ndeshje.

Barcelona: Ter Stegen; Balde, Pique, Alonso, Alba; De Jong, Busquets, Pedri; Dembele, Lewandowski, Ferran Torres; 

Almeria: Fernando; Mendes, Kaiky, Ely, Chumi, Akieme; Samú Costa, Robertone; Melero; Baptistao, Ramazani.

/Telegrafi/