Barcelona është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe që tani ka filluar të punohet në këtë aspekt.
Katalunasit kanë shfaqur interesim për Marquinhos e Paris Saint Germainit dhe Aymeric Laporten e Athletic Bilbaos.
Por, për brazilianin kanë konkurrencën e Real Madridit, kurse për yllin e skuadërs baske është edhe Manchester City i Pep Guardiolas.
Kështu që Barca ka kthyer sytë nga Jose Gimenez i Atletico Madridit, por problemi te mbrojtësi uruguaian është se ai ka një klauzolë prej 65 milionë eurosh. /Telegrafi/