Rey Manaj është rikthyer te Barcelona pas huazimit një vjeçar tek skuadra italiane Spezia.
Sulmuesi shqiptar ka bërë mjaftë mirë në vitin e tij të parë me fanellën e Spezias ku shënoi pesë gola në 30 ndeshje të zhvilluara.
25-vjeçari është rikthyer te Barcelona, por klubi katalunas nuk e ka ndërmend ta ndalë në skuadër.
Gjiganti nga La Liga e ka nxjerr në listën e transferimeve Manajn dhe tanimë i ka vendosur edhe çmimin e largimit.
Katalunasit duan të fitojnë tre milionë euro nga shitja e sulmuesit shqiptar.
Manaj ka tri alternativa për ta vazhduar karrierën, dy në Serie A dhe një tjetër në La Liga.
Salernitana dhe Spezia e duan sulmuesin e Kombëtares në Serie A, derisa është skuadra spanjolle Elche që gjithashtu ka shprehur interesim për Manajn.
Barcelona pritet që më së largu deri në javën e parë të korrikut të vendos për të ardhmen e shqiptarit. /Telegrafi/