Site icon Telegrafi

Barcelona blindon njërin nga yjet kryesore të skuadrës (Foto)

Barcelona dhe Javier Mascherano kanë vazhduar ‘martesën’.

Javier Mascherano do të nënshkruajë një zgjatje njëvjeçare të kontratës me Barcelonën të premten ku do të zgjasë qëndrimin e tij në klub deri në 2019.

Sipas Mundo Deportivo, marrëveshja u finalizua disa kohë më parë dhe tani është konfirmuar nga drejtori sportiv Barcelonës, Robert Soler, i cili thuhet se do të ulet së bashku me argjentinasin, ndërsa marrëveshja e re është zbuluar të premten pasdite.

Lexo po ashtu Këta janë 11 ‘të mbijetuarit’ të Luis Enrique te Barcelona

32-vjeçari u bashkua me katalanasit nga Liverpool në vitin 2010 dhe ka bërë 289 paraqitje për klubin, edhe pse ai ende nuk ka shënuar asnjë gol.

Argjentinasi ka fituar katër tituj të ligës dhe dy kurora të Ligës së Kampionëve gjatë kohës së tij në Barcelonë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version