Telegrafi

Barcelona blen ‘Messin e ri’ (Video)

Barcelona ka raportuar se ka arritur marrëveshje me Independiente pë të riun Lucas Patanelli, mesfushor i cili konsiderohet si “Lionel Messi i ri”.

Sipas agjencisë së lajmeve EFE, klubi katalunas do të paguaj hiq më pak se 4 milionë dollar për të pasur vetëm 50 për qind të kartonit të lojtarit.

Ai ishte i kërkuar edhe nga skuadra si Real Madrid, Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Porto.

Patanelli është lojtar që mund të luaj edhe si mesfushor, por edhe si lojtar krahu.

Ai është ende ri pasi ka vetëm 15 vjet. /Telegrafi/