Nuk ka asnjë dyshim se ka qenë një fillim premtues i epokës së Hansi Flick si trajner i Barcelonës. Ai e fitoi trofeun e tij të parë (Superkupën e Spanjës) dhe plani është që më shumë të tillë të fitohen para fundit të sezonit.
Barcelona pati një fillim fantastik të sezonit në La Liga, por gjatë rrugës gabuan në disa ndeshje duke bërë që Real Madridi të marrë kreun e tabelës me shtatë pikë më shumë se blaugranasit.
Sidoqoftë, një fitore e mundshme sot (e diel) ndaj Sevillës do të bënte që diferenca të reduktohej në vetëm dy pikë dhe ata do riktheheshin në garë për titullin e tyre të dytë të ligës brenda tri viteve.
Kuptohet, ka kënaqësi brenda bordit të klubit për punën që po bën Flick, pasi stili i tij i lojës i ka mahnitur drejtuesit e tyre.
Ata janë të etur që gjërat të vazhdojnë në këtë drejtim dhe nëse kjo ndodhë, do të jetë e paevitueshme që do të mbahen takime për zgjatjen e bashkëpunimit.
Më herët gjatë këtij vikendi, Flick foli për rinovimin e mundshëm të kontratës, por ndonëse Barcelona është e kënaqur me gjermanin, nuk ka plane të menjëhershme për një kontratë të re sipas Marca.
Barcelona do të donte që Flick ta udhëhiqte projektin afatgjatë të tyre, por ata gjithashtu nuk duan që të marrin vendime të nxituara.
Ata e kuptojnë që më e keqja mund të ndodhë gjatë muajve në vazhdim, gjë e cila do të krijonte nevojën që ish-trajneri i Bayern Munich të largohet./Telegrafi/